Dhe thonë pse ndodhin aksidentet…/ 3 vajza dalin nga xhamat e BMW dhe bëjnë spektakël në autostradë (video)

Vera ka ardhur dhe ndonëse herë pas here ka edhe ndonjë rrebesh shiu, duket se vapa e ditëve të fundit “i ka dhënë rezultatet e veta”.

 

Kështu një qytetar që po udhëtonte pasditen e sotme në autostradë pranë Kavajës ka ngelur i befasuar kur është përballur me një skenë jo fort normale.

 

Përpara mjetit të tij ishte një fuoristradë tip BMë nga e cila kishin dalë jashtë tre vajza të reja. Dy prej tyre kishin dalë nga dritaret anësore ndërsa e treta nga tavani panoramik i mjetit.

 

Vajzat dukeshin se nuk pyesnin për asgjë, ndonëse një veprim i tillë konsoiderohet i rrezikshmë jo vetëm për shëndetin e tyre por edhe të përdoruesëve të tjerë të rrugës.

 

Gjithsesi duket se vajzat po ia kalonin mirë dhe duke zbatuar parimin se “jeta osh qejf”. Këtë herë shpëtuan mirë, por kujdes për herë tjetër.

 

Me siguri kanë bërë video për TikTok, gjë që është kthyer në mode tani, nga të rinjtë shqiptarë, që janë gati të bëjnë cdo gjë për të bërë gjasme videon më të bukur dhe interesante në TikTok.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...