Bordi dhe Rama vazhdojnë talljen me shqiptarët, rritet përsëri çmimi i naftës në Shqipëri

Edhe pse çmimi i naftës për fuçi po shënon ulje në bursë, në Shqipëri Bordi dhe Rama vazhdojnë talljen me shqiptarët, teksa çmimi i naftës është rritur përsëri. Mësohet se nga sot nafta do të shitet me 239 lekë/litri, benzina 205 lekë/litri dhe gazi me 78 lekë/litri.

 

Njoftimi i Bordit të Transparencës

 

Bordi i Transparencës në datë 23 Gusht 2022, bazuar metodologjisë së përcaktuar në Aktin Normativ nr. 8, datë 25.03.2022, çmimet shumicë & pakicë rezultojnë si vijojnë

 

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 205 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. ✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet. ( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën). 🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 23 Gusht ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Bordi sqaron opinionin publik se zbaton me kujdesin e duhur aktin normativ në fuqi, duke synuar mbrojtjen e konsumatorëve në këto kushte të krizës botërore dhe paqëndrueshmërisë së çmimeve të nënprodukteve të naftës. Në këtë kuadër Bordi thekson se: Në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është rritur 919 ( + 16 nga ai i dates 16.08.2022) $/ Ton, dhe çmimi i Gazoilit/Diesel është rritur 1108 (+ 86 nga data 16.08.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pesuar rritje 117.62 ( +1.62 nga data 16.08.2022) . Kursi i këmbimit të doganës 114.46. Për gazin e lëngshëm, referuar të dhënave të faturës tregtare (Commercial Invoice) të shitjes së produktit, nuk kemi ndryshim të cmimit nga ai i mbledhjes date 17.08.2022.

 

Nga Vendimi i fundit i Bordit, datës 17.8.2022, i cili i referohet të dhënave zyrtare të agjencisë ndërkombëtare “S&P Global Platts” në USD të datës 16.8.2022, lëvizja e çmimeve ka qënë si vijon: Datë 17.08.2022: Benzina 10 ppm -3 USD/ton; Gazoili 10ppm +26 USD/ton Datë 18.08.2022: Benzina 10 ppm + 26 USD/ton; Gazoili 10ppm + 58 USD/ton Datë 19.08.2022: Benzina 10 ppm + 30 USD/ton; Gazoili 10ppm + 74 USD/ton Datë 22.08.2022: Benzina 10 ppm + 2 USD/ton; Gazoili 10ppm +86 USD/ton Kursi i këmbimit LEK/USD, i cili impakton gjithashtu çmimin përfundimtar të karburanteve, është rritur me +1,62 lekë, krahasuar me kursin zyrtar të përdorur në mbledhjen e fundit të Bordit. Pra, pavarësisht se çmimet në bursë kanë pasur tendencë rritje, në javën e fundit, Bordi nuk ka marrë Vendim të menjëhershëm për rritjen e çmimit të nënprodukteve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...