Përputhen ka shërbyer si një ogur i mirë për shumë konkurentë pjesëmarrës.
Ndonëse jo brenda programit, jashtë tij shumë ish-konkurentë kanë gjetur dashurinë e jetës, dhe jo vetëm kaq.
Së fundmi, Melik Balicki i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar me partneren e tij, Jonidën. Lajmin e ka bërë me dije vetë Meliku me anë të një videoje në Instagram ku duket i veshur dhëndër në një makinë me gruan e tij.
“U martova edhe unë më në fund,”-shkruan ish-konkurenti i Përputhen krahas videos.
Kujtojmë që në Përputhen, Meliku pati takime të shpeshta me Laureta Zyban, por që gjërat nuk përfunduan mirë mes tyre. Pas një debati të fortë, Meliku tërhoqi deklaratën për të duke u larguar përfundimisht nga emisioni.