SKANDALOZE/ Ura e Mesit “pushtohet” nga mbeturinat…

Nga Merisa Gjoni

 

Papastërtisë dhe pamjes së shëmtuar mes mbeturinash nuk i kanë bërë përjashtim as monumentet kulturore.

 

Ura e Mesit mbetet një nga monumentet kulturore më të frekuentuara në Shkodër. Lukas është një nga turistët që nëpërmjet internetit është njohur me Urën e Mesit. Pamja e mrekulleshme por dhe lashtësia e saj e kanë bërë gjermanin të udhëtojë drejt fshatit Postribë për të parë nga afër urën.

 

Pavarësisht numrit të lartë të turistëve që vijnë vizitojnë Urën e Mesit, shqetësues është fakti që zona në afërsi të saj është pushtuar nga mbeturinat.

 

Ndonëse është mesi i sezonit turistik, ku numri i turistëve është i lartë sërish pamja që i ofrohet atyre në këtë pikë turistike lë për të dëshiruar. Kjo pamje përveçse krijon një imazh negativ për vizitorët gjithashtu mund të bëhet edhe burim infeksionesh në një kohë kur temperaturat janë të larta.

 

https://fb.watch/f3dUrafxbW/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...