Rusi i arrestuar në Gramsh zbërthehet: Agjentët na kërkuan foto të uzinave, porteve dhe ujësjellësve në Shqipëri

Dy rusë dhe një ukrainas janë arrestuar para pak ditësh në uzinën e Gramshit pasi kanë tentuar të hyjnë brenda me forcë dhe kanë fotografuar uzinën.

 

“TCH” ka mësuar se një nga rusët e arrestuar në Gramsh ka pranuar se është porositur për të bërë foto në disa vende të Shqipërisë. Shtetasi rus(nuk dihet nëse është Svetlana Timofeeva apo Mikhail Zorin) ka pranuar se disa agjentë rusë e kanë kontaktuar dhe e kanë urdhëruar për të bërë foto të objekteve të rëndësisë të veçantë si uzina ushtarake, porte dhe ujësjellës në vendin tonë, por thotë se nuk ka më shumë informacione.

 

Kujtojmë se Mikhail Zorin, 23-vjeç, me pasaportë ruse, bashkë me 33-vjeçaren Svetlana Timofeeva dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç janë arrestuar nga policia pasi ka dyshime se janë agjentë të shërbimit sekret rus.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...