Olsa feston ditëlindjen, a e uroi Bora Zemani? Postimi që tregon shumë për marrëdhënien e tyre

Të gjitha ngjarjet që ndodhën në programet e Top Channel “Big Brother” dhe “Përputhen” në sezonin e kaluar, bënë që emri i Bora Zemanit te lakohej jo pak në media.

 

Pas largimit të saj nga “Përputhen” dhe konfirmimit si prezantuese e “Dancing with the Stars” u fol gjithashtu edhe për një ftohje mesa saj dhe autores Olsa Muhameti.

 

Ditën e sotme Olsa feston datëlindjen dhe urimi i Borës i tha të gjitha:

 

“Edhe 100 vite të bukura për këtë vajzën këtu me të cilën çfarë nuk kemi kaluar e përballuar! Love you Olsa Muhameti”

 

Mesa duket në gjithçka që ka ndodhur në punë dhe jetën personale, vajzat kanë patur mbështetjen e njëra-tjetrës. Edhe pse këtë sezon nuk do punojnë bashkë (mesa dimë deri tani) raporti mes tyre vazhon të jetë po aq i mirë.

TE TJERA