Nusja vjedh bagazhin e të fejuarit dhe zhduket ndërsa prisnin fluturimin për në dasmën e tyre

Dëshmitarët e rastit të nuses së zhdukur kanë folur pasi një dhëndër mbeti i shkatërruar nga ajo që mund të ketë qenë një mashtrim i përpunuar. Policia u thirr për të hetuar incidentin pasi gruaja u largua nga një aeroport i Londrës, duke marrë me vete gjërat e partnerit të saj.

Nusja e arratisur i vodhi dhëndrit valixhet dhe rreth 7000 dollarë vetëm disa ditë para dasmës.Stafi i aeroportit raportoi se dhëndri teksa po kontrollonte për fluturimin e çiftit u shfaq i gëzuar dhe u shpreh i emocionuar për dasmën e tyre të ardhshme në Itali.
Por duket se nusja nuk e kishte në plan të martohej me të por kishte ndërmend të thera gjëra.Kur çifti po priste fluturimin e tyre dhëndri e la nusen vetëm me gjërat e tij dhe ai shkoi të përdorte banjën.

Nusja e pa këtë si një shans për të kaluar në bagazhin e partnerit të saj.Pasi dhëndri vuri re se nusja i kishte vjedhur gjërat e tij,kuptoi se nuk ishte e vetmja gjë me vlerë që i mungonte.

Dhëndri i kishte dhënë më parë të fejuarës së tij 7000 dollarë të cilat ishin menduar të përdoreshin për dasmën, por sigurisht që ishin vjedhur edhe ato.Pasi nusja u largua nga vendi i ngjarjes, stafi i aeroportit u vu në kërkim të saj, por ajo kishte marrë një fluturim për të ikur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...