Luiza Gega kthehet në atdhe: Kam zgjedhur vendin tim pavarësisht kushteve të vështira

Atletja Luiza Gega është pritur me ceremoni të organizuar në nder të saj në Aeroportin e Rinasit.

 

Gega u shpall kampione e Europës në garën 3000 metra pa pengesa. Në fjalën e saj Luiza Gega tha se ka bërë shumë sakrifica për të arritur fitoren.

 

“I tregova botës se dhe ne mund t’ia dalim” u shpreh ndër të tjera kampionia dhe medalja e artë shqiptare.

 

“Mezi pres të takoj familjen. Sigurisht familja është e para. Mamin dua të takoj. Ata janë më krenar se kurrë.

 

Sakrifikoj shumë për këtë që bëj, por nuk do të zgjidhja asgjë tjetër. Kam zgjedhur vendin tim pavarësisht kushteve të vështira.

 

Kam dashur të heq dorë”, tha Luiza Gega. Në ceremoninë pritëse morën pjesë edhe ministret Evis Kushi dhe Bora Muzhaqi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...