Lajm fantastik! Zvicra kërkon 114 mijë punonjës në 10 profesione dhe dhjetëra punë të tjera

Vendi me pagat më të larta në Evropë, Zvicra me rreth 9 milionë banorë, po vuan mungesë të theksuar krahu pune.

 

 

Ajo ka nxjerrë në faqen zyrtare të qeverisë, informacion të detajuar mbi numrin e punonjësve të kërkuar dhe profesionet që kanë mungesat më të mëdha.

 

Vetëm për periudhën aktuale janë nevojat për më shumë se 114 mijë punonjës të rinj në një seri profesionesh.

 

Nevojat më të mëdha ku edhe haset vështirësi e vazhdueshme për të gjetur punonjës të gatshëm për punë janë në sektorin e turizmit dhe shëndetësisë.

 

Kamerierët, infermierët dhe specialistët e IT-së janë ndër më të kërkuarit.

 

 

Por edhe të tjera fusha ka mungesa të ngutshme: profesionet elektricistë, saldatorë, mekanikë, agjentë dhe menaxherë shitjesh, shoferë kamionësh dhe mjetesh të tjera të tonazhit të rëndë, hamej (transportues mallrash), por edhe punën të lehta si recepsionistë/e, asistentë/e zyre.

 

Vështirësi ka edhe për të gjetur inxhinierë kimikë, mekanikë, elektrikë, etj.

 

Shumë nevojë ka dhe për punonjëse pastrimi, kujdestare të moshuarish dhe njerëzish me aftësi të kufizuara, dado për fëmijë, etj.

 

Shifrat e nevojave për punonjës

Industria prodhuese: 19,300 vende pune Shkencë dhe teknologji: 16,200 vende pune Shëndeti: 15900 vende pune – Kërkohen Sanitarë, infermierë dhe ndihmës, mjekë dhe ndihmës, Gastronomia dhe hoteleria: 10600 vende pune – Kërkohen kuzhinierë, ndihmëskuzhinierë, kamerierë dhe ndihmës, sanitare, pjatalarës, menaxherë, koordinatorë, etj. Punonjës ndërtimi: 7100 vende pune Informatikë dhe dixhitalizim – Kërkohen specialistë IT të niveleve të ndryshme

TE TJERA