Krah Blendi Salajt, këngëtarja e njohur “zë” vendin e Ori Nebijajt në emisionin e mëngjesit?

Ori Nebijaj, ashtu si kolegu i saj Isli Islami, nuk do jetë më pjesë e emisionit të mëngjesit ‘Wake UP’, pjesë e të cilit ka qenë prej vitesh. Teksa edhe formula do të ndryshojë, pjesë e programit do jetë një këngëtare e njohur. ‘Zëvendësuesja’ e Orit, nëse mund të thuhet kështu, do të jetë këngëtarja Enxhi Nasufi sipas ‘Prive’.

 

Ajo para disa kohësh pati një eksperiencë televizive në Top Channel, ku moderoiemisionin “Ora e Tiranës” kështu që nisja “Wake up” do jetë në një formë rikthim për të si në ekran.

 

Në shtator emisioni vjen me ndryshime, ku Blendi Salaj do të jetë autor dhe njëkohësisht moderator i këtij programi.

 

Ori në një intervistë ne emisionin “Më lër të flas” disa javë më parë, thumboi duke treguar se mbase sezonin e ardhshëm nuk do të zgjohej aq herët. “Po them se do të zgjohem pak më vonë. Topi ka plane për vete, duke na pasur ne normalisht që ecin paralelisht,”-shprehej Ori. Aktualisht moderatorja është e angazhuar me “Pushime on Top”, ndërsa se ku do ta shohim sezonin tjetër duhet të presim edhe pak.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...