Bashkë me Endri Çekiçin në Turqi, Megi Pojani bën deklaratën romantike: Pleqërojmë bashkë

Thotë se nuk i pëlqen të shfaq anën e saj ‘vulnerable e të ndjeshme’ në publik, por postimi i fundit i Megi Pojanit ishte shumë romantik.

 

Aktorja ka provokuar me postimin e saj të fundit në rrjetet sociale mes zërave që kanë nisur prej kohësh për lidhjen e saj me futbollistin e Kombëtares Endri Çekiçin. Çfarë bëri këtë herë Megi?

 

Ajo publikoi një foto ku shihen dy filaxhanë çaji, krah të cilës shkroi: “Pleqërojmë bashkë.” Kjo ‘shashkë’ vjen pak ditë pasi dyshja u bë kryefjalë e mediave duke u shfaqur në të njëjtin ashensor.

 

Prej kohësh tashmë, Megi dhe Endri përfliten se janë në një romancë së bashku. E gjitha nisi pasi në rrjetet sociale dyshja publikuan foto ku dukej se kishin fluturuar së bashku drejt ishujve të Afrikës Lindore.

 

Në fotot e publikuara duket qartë që dyshja ndodheshin së bashku pasi ambienti dhe tavolina në imazhet e tyre ishin identike. Dhe pse nuk ka asnjë konfirmim nga ana e tyre, detaji i fundit i çiftit i ‘tradhtoi’ sërish ata dhe ndjekësit janë të bindur se mes tyre ka një marrëdhënie. Ishte ashensori që i nxorri sërish zbuluar Megin dhe Endrin. Megi ka publikuar në InstaStory një foto ku pozon para pasqyrës së ashensorit por kjo nuk është hera e parë që modelja ka pozuar aty.

 

Në ashensor ka mbishkrime turke dhe detaje mozaike, ndërsa thuhet se bëhet fjalë për bllokun e ndërtesave ku jeton futbollisti.

 

Gjithashtu dhe vetë Endri ka publikuar në Instagramin e tij një foto po në të njëjtin ashensor dhe në cep të fotos mund të vihet re se është pasqyruar diçka e bardhë, e njëjtë me ngjyrën e fustanit të Megit.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...