Në shoubizin tonë kemi pasur disa herë përplasje të mëdha, por kjo që po ndodh së fundmi duket se i lë pas gjithë të tjerat, duke ditur dy protagonistet. E kemi fjalën për Serena Sulën dhe Enca Haxhiaj.
Shkak është bërë përgjiga e ashpër e Serenës kur gjatë një interviste për media, gazetarja i tha se edhe Enca ka hapur një llogari në faqen për të rritur “OnlyFans”.
“Kush është kjo. Ça janë këto emra balenash që na përmend. Të lutem shumë. Vetëm një Serena Sula njoh unë”, ishte përgjigja e modeles.
Reagimi i Encës ishte i menjëhershëm në rrjetet sociale, ajo e quan Serenën si “k***ë e qelbur”. Por nuk mbaron me kaq. Ka vijuar të përgjigjet Serena, që është pak të thuash se s’i ka lënë gjë pa thënë Encës. Mes të tjerash ajo i kujton edhe “Dubai Porta Poty”.
Dy vajzat nuk ndalen me kaq dhe e vazhdojnë betejën në rrjetet e tyre sociale, me një fjalor që as meshkujt nuk e përdorin, një në dy fjalë është me piiiip.
Kështu që bëhuni gati se këto ditë doni apo s’doni do dëgjoni dhe do lexoni pafund lajme të reja nga përplasja e vitit mes Serena Sulës dhe Enca Haxhiaj.