Përflitet për lidhje me një vajzë të njohur të ekranit/ Artisti shqiptar rrëfehet për dashurinë dhe vajzën që i ka rrëmbyer zemrën

Këngëtari Mateus Frroku zbuloi disa muaj më parë se ka nisur një romancë të re gati 3 vite pasi i dha fund fejesës shumëvjeçare.

Se kush është vajza që i ka marrë zemrën Mateusit ende nuk dihet, ndërsa mediat rozë raportojnë se ajo është një mikeshë e mirë e këngëtares Anxhela Peristeri. I ftuar së fundmi në ‘Part Time’ ai zbuloi se ka nisur bashkëjetesën me partneren e tij të re.

Në rolin e ‘kamerierit’, Mateusi iu përgjigj disa pyetjeve të Rudina Dembacajt, mes tyre edhe ato për partneren. Pyetjes se kur do t’i japë fund beqarisë, Mateusi iu përgjigj se ende nuk ka ndonjë plan, por ai tashmë bashkëjeton me vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, pa zbuluar më shumë detaje për të.

Ndërsa pyetjes nëse kanë në plan një bebe, ai tha: ‘Ndoshta po, por nuk është në plan për momentin’. Kur iu kërkua të zgjidhte mes biondeve apo bruneve, Mateusi tha “duhet të them brune”, gjë që la të kuptohej se e dashura është brune, por ai gjithsesi ka pasur shumë qejf edhe biondet.

Kohë më parë, Gentjan Zenelaj, gjatë spektaklit ‘Dance with Me’ ku merrte pjesë dhe Mateusi, ngriti dyshime për një lidhje të re të mundëshme midis këngëtarit dhe një prej vajzave që punonin në televizionin Klan.

“Flitet që ti në Klan me dikë je pleksur. Është e vërtetë? Thashethemet e “Klanit”, të restorantit…” – u shpreh Gentjani. Mateusi nuk i mohoi fjalët e Gentjanit, por ai u përgjigj shkurt “Epo mirë atëherë, me këmbë të mbarë!”.

Këngëtari i njohur për publikun shqiptar i dha fund lidhjes së tij 9-vjeçare fundit e vitit 2018. Pavarësisht intervistave të bëra gjatë kohës së ndarjes dhe jo vetëm, ku ai shprehej se ndihej bosh dhe i vetmuar, mesa duket, Mateusi tashmë karigjetur dashurinë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...