Një gomar pret dhe iu uron mirëseardhjen turistëve në Shqipëri

Në hyrjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, një pasuri botërore e mbrojtur nga UNESCO mirëseardhjen ta uron një…gomar në kuptimin e plotë të fjalës.

Denoncimin e bën Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, që thotë se imazhet janë prova më e mirë e neglizhencës e braktisjes totale të Ministria e Kulturës i ka bërë këtij parku.

“Megjith debatet e shumta në publik, parlament apo në institucionet e rëndësishme Kombëtare, situata mbetet e njejte.

Hyrja e Parkut te Butrintit ku vizitojnë disa qindra mijra vizitorë në sezon të sjell trishtim dhe revoltë ndaj atyre që ligji i ka caktuar të administrojnë këtë”.

“Për informacion të publikut, Parku në tërësinë e vetë administrohet nga Ministria e Kulturës, Ministria e Turizmit, Administrata e Zonave të Mbrojtura, Bashkia e Sarandës.

Janë këto institucionet, të cilat me indeferencën e tyre totale na bëjnë të turperohemi ndaj botës se qytetëruar”, thotë Forumi. /Burimi Voxnews.al

TE TJERA