”Koha për t’i bërë të lumtur”/ Arbana Osmani dhuron mobiljet e fëmijëve të saj, për fëmijët e sëmurë

Arbana Osmani është padyshim një nga moderatoret më të dashura të publikut.

Arbana ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike së fundmi, teksa “Big Brother Vip Albania” theu çdo rekord të mundshëm.

Jo vetëm ish-banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri kishin të gjithë vëmendjen rreth tyre, por edhe prezantuesja dhe moderatorja shumë e dashur gjithashtu.

Faktin se do të bëhet sërish mama na e bëri me dije vetë Arbana Osmani gjatë finales së madhe. Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë moderatorja, e cila u tregoi banorëve dhe publikut se është shtatzënë.

E teksa postimet nga përditshmëria e saj, prezantuesja nuk na i kursen mund të themi me plot gojë se më të fundit janë me të vërtetë për t’u duartrokitur.

Bukuroshja po i dhuron fëmijëve në nevojë disa nga sendet dhe mobiljet shtëpiake që ka përdorur te djemtë e saj për fëmijët në nevojë.

“Krevati i Jonit shkoi për një Superhero që quhet Troy i cili me guxim po lufton një sëmundje të vështirë si Leu cemia dhe po ia del më së miri. Koha për të bërë të lumtur një tjetër fëmijë.”

TE TJERA