Gazetari i njohur i del në mbrojtje: “Populli u ofendua se Anisa është yll e bukur dhe s’vjen era djersë! Ku të gjejmë dhe ca si ajo!”

Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano pezulloi nga detyra dy ditë më parë nënkomisaren e Elbasanit Anisa Kostani. Ajo fyeu gazetarët me gjuhë banale dhe kërcënoi me jetë ata publikisht.

Opinioni publik u nda në dy pjesë, ku shumica e kritikuan dhe disa të tjerë mbajtën anën e Kostanit. Ndër personat e kategorisë së dytë bën pjesë edhe gazetari i Rilindjes Dritan Hila.

Nëpërmjet një statusi në Facebook ai ka shkruar se popullit ajo i ka bërë përshtypje se është e bukur. Ai shton se ajo nuk vjen era djersë, është yll e bukur dhe do ishte mirë të gjenim edhe disa police të tjera si ajo.

“AMP pezulloi policen e Elbasanit pasi kishte sharë gazetarët. Dhe populli i rrjetit u ofendua! Çudi! Nuk ofendohen kur shajnë shoku shokun por kjo policja ju ka bërë pershtypje! Ju ka prishur midenë.

Mbase ju ka bërë përshtypje se është e bukur. Se nuk i vjen era djersë dhe nuk ka uniforme të dalë boje. Se nuk rri urtë kur e shajnë. Se nuk është 30 kile mbi peshë dhe se paska dalë në foto para makinave të shtrenjta apo para jahteve, a thua se asnjë prej këtyre që e shajnë nuk ka bërë një foto të tillë.

Policen le ta kontrollojë shërbimi i brendshëm nga i vijnë të ardhurat dhe nëse është në marrëdhënie me persona problematikë me ligjin. Sa për të tjerat le mos ta prishi gjakun policja e Elbasanit. E nëse është në rregull me ligjin, ku ti gjejmë edhe ca si ajo. Ishte yll e bukur”,-shkruan Hila ndër të tjera.

Agravon përplasja e banorëve të Thethit me forcat e policisë, ndërhyjnë edhe përfaqësuesit e PD

Tensionohet edhe më tej situata në Theth teksa në përplasje janë përfshirë edhe përfaqësuesit e opozitës. Sherri ka nisur me drejtorin e ri të policisë...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Theth, i ndërmarrë nga qeveria e Edi Ramës, ka vijuar edhe sot, ndërsa masat...

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Shteti ka shpallur luftë ndaj qytetarëve të vet, terror i paprecedentë ndaj banorëve

Deputeti i Partisë Demokratike në Shkodër, Bardh Spahia, ka...

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)...

‘Aventura me turizmin’/ Kur shteti zgjedh forcën, jo vizionin

Filmi “Taken”, ku Neeson luan rolin kryesor, dhe seriale...