Flitej se po punonte me Arbanën dhe Eduartin, reagon Flori: Unë nuk di gjë fare

Pak javë më parë u raportua se Flori Mumajesi dhe çifti Arbana Osmani-Eduart Grishaj po vijnë me një projekt. Sigurisht nuk bëhet fjalë për një bashkëpunim muzikor, por për diçka që ka lidhje me këngën, ‘Festivali i Këngës në Radio Televizionin Shqiptar’.

 

Në media ëshë raportuar se këtë vit, “Festivali i Këngës” do të vijë në moderimin e Arbanës dhe regjinë e Eduartit, teksa kantautori do të vijë në rolin e drejtorit artistik të festivalit.

 

Por, duket se diçka e tillë nuk është e vërtetë. Të paktën për Florin. Ky i fundit ka reaguar për herë të parë rreth lajmeve në rrjetet sociale. Ai ka ndarë në Instastory një titull të një mediaje ku shkruhaet: “Flori Mumajesi surpriza e bukur e Festivalit të Këngës”.

 

Krah tij ka shkruar edhe një pjesë nga teksti ku thuhet: “Flori nuk ka qenë asnjëherë pjesë e Festivalit si këngëtar apo producent, e vetmja pjesëmarrje e tij ka qenë me Manjola Nallbanin kur Flori ka qenë pjesë e “The Dreams”. Më poshtë ai shton: “Po Flori që s’di asgjë”, duke mohuar kështu zërat.

 

Prej vitesh tashmë Festivali është drejtuar nga njerëz të ndryshëm të medias. Dy vite më parë nga Vera Grabocka me Alketa Vejsiun, vitin e kaluar nga Ardit Gjebrea.

 

Vlen të theksohet se nga Arbana dhe Eduarti ende nuk ka patur asnjë reagim. Arbana më herët ka zbuluar se i është propozuar dy herë për të prezantuar ‘Festivalin e RTSH’, në vitet 2014 dhe 2018, por nuk ka pranuar për arsye të ndryshme, ndërsa nuk ka përjashtuar që nuk gjë e tillë të ndodhë në të ardhmen.

 

“Ma kanë ofruar dy herë (2014 dhe 2018) dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar. Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen, por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar, edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol”, tregoi moderatorja në 2020.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...