E zuri gjumi në diell pa krem mbrojtës, 26-vjeçarja bëhet aq keq sa nuk njeh më fytyrën e saj

Një grua në Bullgari ka përfunduar me lën dime serioze në fytyrë pasi e zuri gjumë me fytyrën e ekspozuar në diell në plazh.

Pasi u zgjua, Sirin Murad pa se lëkura e ballit i ishte kthyer ishte “plastikë”. 26-vjeçarja po merrte rreze dielli pa vënë krem dielli dhe u zgjua gjysmë ore më vonë.

Edhe pse kur u zgjua, po ndjente shqetësime në fytyrë, ajo nuk u kushtoi shumë rëndësi dhe vijoi të relaksohej. Ditën tjetër i kuptoi pasojat e veprimeve të saj.

Të nesërmen, e gjithë fytyra e estetistes filloi të rrjepej, duke e lënë të mbuluar me njolla të lëkurës e cila mori ngjyrë të zezë dhe rozë.

Sirin, nga Londra, tha: “Në fillim me të vërtetë nuk ndjeja gjë, thjesht pak dhi mbje. Të nesërmen situata u përkeqësua, por u lehtësova kur nisi të rripej. Nuk më dhimbte dhe u ndjeva shumë më mirë

Shtatë ditë nga incidenti, e reja nga Londra ndihet më mirë dhe fytyra i është pastruar. Ljmi është bërë viral dhe ka shkaktuar reagime të mëdha.

TE TJERA