VIDEO: Tornado e frikshme në Itali, erdhi fuqishëm nga deti dhe ngre çdo gjë në ajër

Një tornado mori para gjithçka pasditen e djeshme në bregdetin e Guardia Piemontese në Kozenca të Italisë. Pamjet jnë bërë virale në rrjet.

 

Era e fortë erdhi nga deti dhe krahas dallgëve goditi furishëm bregun duke hedhur në ajër çadra dhe shezlongë që gjendeshin në breg.

 

Një numër i madh pushuesish u kapën të papërgatitur nga tornadoja duke pësuar edhe dëmtime të vogla fizike për shkak të sendeve që u hodhën në ajër.

 

Pavarësisht paralajmërimeve, shumë pushues zgjodhën të rrinin në breg të detit për të fiksuar me celularin e tyre tornadon, por kjo nuk rezultoi një eksperiencë e mirë.

 

Italia është përfshirë nga moti i keq, ku si pasojë e stuhive dhe pemëve të rrëzuara në tokë kanë humbur jetën dy persona.

 

Ndërkohë në videon e mësipërme shihet se si stuhia dhe era e fortë kanë përfshirë Venecian. Në video shihet se si fluturojnë karriget dhe tavolinat e lokaleve, ndërkohë që qytetarët ndjehen mjaft të frikësuar.

 

E njëjta situatë është paraqitur edhe në pjesën tjetër të Italisë, kryesisht në Lombardi, ku rrebeshet e shiut dhe stuhitë e erës kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...