”Rama po bën ligj kundër meje dhe doktor Berishës”/ Meta: Do sigurohem që ta fus atje ku duhet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është përgjigjur në lidhje me ligjin që PS po përgatit të nxjerrë. Sipas ligjit të PS, qeveria ka gati një ligj për të nxjerrë nga politika personat që janë bashkëpunëtorë të sigurimit.

 

Në një konferencë për mediet Meta tha se Rama po përgatit fundin e tij, duke thënë se do i japë kënaqësinë për çdo ligj që bën kundër tij apo kundër Berishës.

 

Meta tha se çfarëdo ligji që qeveria bën kundër tij apo Sali Berishës, ata do ja fusin aty ku e meriton. “Më argëton kjo nismë e re për arsye se jo vetëm që ndihmon dhe përshpejton rënien e lirë të kryeministrit aktual dhe në largim për të ecur më tej drejt fundit të tij të merituar, por shumë të vonuar për arsye që ju i dini shumë mirë.

 

Deri përpara një viti kontrollonte plotësisht opozitën në vend. Do i japim kënaqësinë për ligjet që bën kundër meje dhe Sali Berishës. Do ja fusim atje ku i shijon më shumë. Ajo që nuk shmang dot, është që do të përgjigjet sipas asaj që ka bërë vetë, sipas firmave që ka hedhur tak-fak.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...