Nuk zgjat shumë “arratia” e Bora Zemanit, moderatorja rikthehet tek “problemi” i saj (FOTO)

Mjafton një detaj i vogël në rrjetet sociale dhe e gjithë vëmendja kthehet tek ajo.

 

Bëhet fjalë për Bora Zemanin, e cila dy ditë më parë vendosi të lërë pas çdo problem e të “arratiset” me mikeshat e saj. Mesa duket ky udhëtim zgjati shumë pak dhe ajo është rikthyer tek “problemet” e saj.

 

Kështu është shprehur vetë moderatorja e cila krahas një fotoje në Tiranë shkruan: “Sërish tek problemet e mia.”

 

Kujtojmë që Bora Zemani ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të historisë dashuri-ndarje-tradhti-ribashkim, me aktorin Donald Veshaj.

 

Pas përfundimit të BBV dyshja janë fotografuar më shumë se një herë krah njëri-tjetrit, megjithatë ata nuk kanë bërë ende asnjë deklaratë publike për ribashkimin e tyre.

 

Muaj më parë Bora dhe Donaldin u fotografuan jashtë shtetit, konkretisht në Itali, duke bërë pazar.

 

Me të dalë nga ‘Big Brother VIP’, Donaldi i dha fund menjëherë lidhjes me Beatrix Ramosajn duke mos folur asnjëherë publikisht lidhur me atë që ka ndodhur mes tyre. Ai i kërkoi publikisht falje Borës teksa shkroi edhe një dedikim për të duke shprehur ndjenjat e tij e duke kërkuar rikthimin.

 

Gjithçka u duk se u konfirmua në një event të përbashkët ku ata morën pjesë. Aty Bora dhe Donaldin qëndruan krah njëri-tjetrit duke lënë të nënkuptohet se kanë lënë gjithçka pas. Më pas ata u kapën mat jashtë Shqipërisë bashkë.

 

Megjithatë asnjëri prej tyre nuk ka folur hapur publikisht për thashethemet se janë ribashkuar. Vëmendje mori gjithashtu veshja e Donaldit gjatë puntatës së fundit të emisionit të tij “Më lër të flas.” Si zakonisht aktori i humorit ishte veshur sportiv, me pantallona dhe një bluze të zezë.

 

Është pikërisht ky detjai që nuk iu shpëtoi fansave. Bluzja e veshur nga Donaldi në puntatën e mbrëmshme, është parë edhe më herët e veshur pikërisht nga moderatorja. Vetë ajo kishte publikuar në Instastory një video teksa mbante veshur këtë bluze.

 

TE TJERA