Sh erret dhe diss-et midis Arkimed Lushës (Stresit) dhe Rigels Rajkut (Noizyt) i përkasin të shkuarës. Ata kanë vendosur të bëjnë paqe me njëri-tjetrin, madje duke qenë dhe si dy shokë të ngushtë.
Stresi performoi pak ditë më parë koncertin e Noizyt “Alpha Shoë” tek sheshi “Nënë Tereza” në kryeqytet dhe nuk munguan as përqafimet me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e djeshme, ata kanë performuar për herë të parë bashkë në të njëjtin “club” nate. Noizy dhe Stresi kanë kënduar në një lokal nate në qytetin e Durrësit.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme ata nuk ngurojnë ta quajnë njëri-tjetrin edhe vëlla dhe atmosfera ishte super e zjarrtë gjatë gjithë kohës.
Koncerti “Alpha Show” që organizoi Noizy në Tiranë tejkaloi çdo pritshmëri. Shumë këngëtarë shqiptarë dhe të huaj interpretuan disa nga hitet e tyre në skenën gjigande por momenti më i veçantë ishte padyshim përqafimi midis Noizy-t dhe Stresit, të cilët bënë paqe pas shumë vitesh.
Noizy e cilësoi koncertin si një ëndërr të bërë realitet me një numër të lartë pjesëmarrësish. Ai theksoi se ishte nata më e bukur dhe ndoshta më e rëndësishmja e karrierës së tij. Çdo koncert gjigant ka nevojë për sponsora të mëdhenj për të mbuluar çdo shërbim të mundshëm.