Kopje e të ëmës! Vera Garbocka publikon fotot e rralla të vajzës së saj

Ndonëse është aktive në rrjetet sociale, Vera Grabocka nuk preferon të postojë shumë mbi jetën e saj private.

 

Pjesa më e madhe e postimeve në profilin e saj në rrjetet sociale kanë lidhje me emisionet që ajo relalizon. Grabocka së bashku me partnerin e saj Timo Flloko, janë prindër të një vajze Lindës, të cilën regjisorja preferon ta postojë rrallë në rrjetet sociale.

 

Por së fundmi ajo ka bërë një përjashtim, duke publikuar në Instagram një foto-album me vajzën e saj dhe këngëtaren Arilena Ara.

 

Linda, vajza e vetme e Vera Grabockës dhe Timo Fllokos jeton jashtë, dhe me sa duket është takuar me Arilena Arën në Kaliforni.

 

Bie në sy Linda me shtatlartësinë e saj dhe tiparet e një vajze shumë të bukur, që i ngjan shumë Verës.

 

Ajo tashmë është nënë, dhe jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që kur lidhi kurorë në vitin 2008 në Jeruzalem me bashkëshortin e saj Ilan Gorodezky.

 

Nga ana tjetër Arilena Ara është arratisur për në Kaliforni, ku edhe po shijon disa ditë relaksi, me bashkëpunëtorin e saj më të ngushtë, Popin.

 

Megjithëse regjisorja i ka të pakta postimet private, duke u orientuar më së shumti te projektet e saj, kur vjen puna për bashkëshortin e saj, aktorin e mirënjohur, Timo Flloko, ajo nuk ‘përmbahet’. Producentja Vera Grabocka ka publikuar një foto me bashkëshortin e saj Timo Fllokon, për 14 shkurt.

 

Me anë të një postimi në “Instagram”, Grabocka zgjedhoi që të urojë partnerin e saj në ditën e të dashuruarve me një foto të bërë në Malibu. “Dashuria… univers, gravitacion magjik. V-ja afron dy skaje ne te njëjtën pike Malibu-Gusht 2021”, shkroi Grabocka në foton tejet romantike me bashkëshortin e saj. Ndërkohë, në një ndër intervistat e saj të rralla, Vera ndan edhe këshilla për të gjithë të rinjtë.

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...