Jo vetëm rritja e çmimeve, por dhe mungesa e fuqisë punëtore mund të ketë ndikim të madh tek buka!

Përveç shtrenjtimit të lëndëve të para, mungesa e fuqisë punëtore është ndër problemet madhore për të gjithë sektorët e ekonomisë.

 

Emigrimi i lartë i popullatës mbetet një nga faktorët kryesorë të mungesës së fuqisë punëtore. Prodhuesit e bukës gjithashtu janë të shqetësuar se mungesa e specialistëve të përgatitjes së brumit mund të sjellë shumë shpejt në Shqipëri tendencën e prodhimit të industrializuar të bukës.

 

“Problemin e punëtorëve po e vuajmë sepse shqiptarët nuk duan të punojnë në vendin e tyre. Kemi rritur pagat dhe përkujdesjen ndaj punëtorëve.

 

Mendoj se shqiptarët janë ende të lidhur me psikozën e viteve ‘90 për t’u larguar nga vendi, ndërkohë që furrat e bukës kanë nevojë për specialistë, si në furra buke, ashtu edhe në pastiçeri. Në 900 furra në Budapest, administratorë dhe sipërmarrës janë shqiptarët e Kosovës.

 

Gjithashtu specialistë të brumit nga vendi ynë po emigrojnë në Kroaci, Maqedoninë e Veriut, Gjermani dhe Greqi. Por mungesa e fuqisë punëtore mund të sjellë industrializimin e prodhimit të bukës. Ne nuk e duam mekanizimin e saj, pasi nuk është në traditën tonë.

 

Ky sistem do të kërkonte linjë të re prodhimi, do të kërkojë dhoma frigoriferike, do të kërkojë më tepër kosto prodhimi. Përveç kësaj Shqipëria do të humbasë një traditë, atë të prodhimit të bukës në kushte artizanale”, u shpreh Gëzim Peshkopia, kryetari i Shoqatës së Brumërave dhe Pastiçerive.

 

Për periudhën 2021-2022, çmimi i bukës është rritur 3 herë radhazi me një rritje totale prej 71%. Shtrenjtimi i parë nisi në muajin shtator të vitit të kaluar ku buka masive nga 70 lekë u rrit në 80 lekë.

 

Në mesin e muajit mars, çmimi i bukës shënoi sërish rritje duke arritur në 100 lekë. Ndërsa çmimi në 120 lekë ka nisur të tregtohet në rrethet si Korça, Pogradeci, Gjirokastra apo Saranda, për shkak të shtrenjtimit të kostove të transportit të miellit nga karburanti.

 

Gëzim Peshkopia, kryetari i Shoqatës së Brumërave dhe Pastiçerive, thotë se rritja e çmimeve të bukës masive deri në 120 lekë ka qenë individuale, ku në shumë furra të tjera çmimi nuk ka ndryshuar, duke amortizuar koston te marzhet e fitimit, me qëllim ruajtjen e ekuilibrit mes prodhimit dhe konsumit.

 

“Ashtu siç reflektohet ka një zgjatje të situatës së vështirë të çmimeve që nisi që nga pandemia e Covid-19 dhe u bë edhe më problematike me fillimin e luftës, duke përcjellë edhe ndikime psikologjike.

 

Për shkak të shtrenjtimit të lëndëve të para, çmimet janë rritur nga disa biznese, ndërsa në të tjera nuk ka pasur rritje. Disa furra buke kanë amortizuar fitimet, për të mos prekur konsumatorin. Furrat e bukës janë prekur më shumë nga rritja e çmimit të miellit, vajit, margarinës, majasë dhe karburantit.

 

Për të përballuar shtrenjtimin e çmimit të karburantit, furrat e bukës kanë kufizuar lëvizjet, duke bërë vetëm lëvizje të planifikuara. Ndërkohë konsumi është rritur, jo vetëm në qytetet e bregdetit, por edhe në zonat e tjera”, pohoi ai./MONITOR

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...