“Hipokrite”, “S’më ke paguar për këngët”/ Rikthehet në vëmendje sherri që nisi në BBV mes Ardit Çunit dhe Fifit, si janë raportet e tyre sot

Ndonëse “Big Brother VIP” ka mbaruar, hatërmbetjet dhe ironizimet mes ish-banorëve vazhdojnë. Dhe dy prej tyre janë Fifi dhe Ardit Çuni, sherri që ndodhi mes tyre në Post “Big Brother VIP” është rikthyer në vëmendje.

 

Këngëtari realizoi një ‘ask me a question’ në Instagram, ku nuk munguan pyetjet për Fifin.

 

“Tani që mbaroi BBV si i ke raportet me Fifin”– shkruan ndjekësi, të cilit Arditi nuk ka preferuar t’i kthejë një përgjigje të qartë. Këngëtari ka vendosur të përgjigjet thjesht me një shumëpikësh, duke i lënë vend dyshimeve për raportin e tyre.

 

Disa muaj më parë këngëtari bëri disa deklarata të forta për Fifin, duke e quajtur hipokrite dhe prepotente. Ai tha se me Fifin nuk ka ruajtur kontakte pas BBV teksa cilësoi si shoqe të mira Sheilën, Arjolën, Palomën dhe Big Mamën.

 

“Ajo që nuk kuptoj është fakti i propotencës së madhe që ka Fifi si personazh dhe jam munduar shumë ta kursej brenda në shtëpi. Jo vetëm unë por edhe personazhe të tjera, si Arjola, Iliri etj. Jemi munduar ta kursejmë duke qenë se e njohim nga jashtë dhe për të mbajtur një lloj marrëdhënie korrekte. Por kur ti me mosmirënjohjen më të madhe kthehesh dhe më hedh poshtë gjërat që kam bërë për ty, me hipokrizinë më të madhe më ofendon në studio, unë duhet të përgjigjem.”- tha ai në një intervistë.

 

Arditi shprhu se të bërit hipokrizi kishte të bënte me faktin që të kërkoje shumë vëmendje apo të bëje skena të ndryshme dhe këtë e lidhi me Fifin për shkak edhe të situatës së krijuar në Post “Big Brother VIP” kur artistja u largua nga studio pas diskutimit. I pyetur se cilin nga banorët do ta dallonte për hipokrizinë më të madhe gjatë “Big Brother VIP”, Arditi tha:

 

“Garë e fortë personazhesh për shkak të hipokrizisë. Do të thoja Fifi. Fakti që e gjithë shtëpia zihej për të për shkak të situatës se krijuar me Semin. Donaldi që e quante të sëmurë mendore apo ku di unë. E pas daljes nga shtëpia ti vjen në studio dhe mbështet Donaldin. Më duket hipokrizi që ti del dhe e mbështet më pas. Kjo gjë ka ndodhur edhe me shumë të tjerë jashtë. Unë i di edhe arsyet por thjesht nuk dua të merrem.”

 

Por përplasja mes tyre nisi që në “Big Brother Vip”

 

Arditi u largua nga formati pasi u nominua nga banorët bashkë me Granit Canën, por ishte Fifi, si e preferuara e publikut, që e zëvendësoi ish-futbollistin me Donald Veshajn. Pas daljes nga shtëpia, Arditi tha se mendonte që fifin e kishte shoqe të ngushtë, por ishte ajo që e nxorri jashtë, sepse e çoi në televotim me një konkurrent që ishte ndër të preferuarit e publikut.

 

Çuni shkoi më pas të ballafaqohej edhe me Fifin për ta pyetur pse e bëri diçka të tillë.

 

“Unë nuk e kam mik të ngushtë Arditin, e kam mik. Kam punuar me të, ia kam bërë dy këngë, tek njëra nuk i mora asnjë lekë, te tjera vetëm gjysmën e çmimit, sepse unë nuk shitem për pak… Po Ardit, e kam dashur Granitin më shumë se ty brenda”, iu përgjigj këngëtarja.

 

Por pas kësaj deklarate, Arditi ka treguar të vërtetën e tij për këngët e marra pa paguar.

 

“Unë nuk e kisha dëgjuar pjesën e këngës, sepse do kisha nxjerrë lekë do e pyesja sa i detyrohem. Nuk më duket aspak profesionale, ndoshta e ka thënë në nerva e sipër për pjesën e këngës. Po, është zhgënjim, sepse disa marrëdhënie janë diskrete. Është si të them unë ‘Sa e ka Fifi tekstin?’. Janë disa marrëdhënie profesionale diskrete…”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...