Gjyshja kapet në aeroport me 5 kg “të kuqe” në valixhe: Nuk e dija që ishte kështu…

Një grua daneze, 81 vjeç që udhëtonte nga Afrika në Kanada u ndalua në aeroportin e Varshavës me dyshimin për posedim të paligjshëm të hero inës.

 

Lënda narkotike kapte vlerën e 515.000 dollarë, thanë të premten zyrtarët në Poloni. Oficerët e doganës në aeroportin Frederic Chopin vendosën të kontrollojnë bagazhin e gruas të dielën pasi dyshuan për itinerarin dhe sjelljen e saj.

 

Gruaja udhëtoi nga Afrika në Kanada përmes Polonisë. Ajo tha se nuk kishte asnjë lidhje me he.roinën e gjetur dhe se anëtarët e familjes i kishin dhënë një valixhe me dhurata për të afërmit në Kanada.

 

Ajo u ndalua nën dyshimin për posedim të paligjshëm të opiateve. Asaj i është caktuar masa e paraburg.imit për tre muaj dhe prokurorët kanë nisur hetimet.

 

Sipas ligjit polak, ajo përballet me 15 vjet bu g për posedim të paligjshëm të lëndëve narkotike. Lajmi ka marrë dhenë dhë është bërë viral.

 

Nuk është hera e parë që persona të moshuar kapen me sasi të tilla të lëndëve të ndaluara, shpeshherë me dijeninë e tyre dhe herë të tjera pa ditur gjë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...