Fevziu shkon me pushime në Afrikë dhe largon shpirtin e keq

Gazetari Blendi Fevziu është i njohur për udhëtimet e tij gjithmonë të veçanta. Ai ka udhëtuar nga njëri skaj i botës në tjetrin duke na prezantuar dhe me traditat dhe kulturat e vendeve ku shkon.

 

I tillë është rasti i udhëtimit të tij të fundit në Afrikë, ku Fevziu ndodhet në “Bregun e Fildishtë”. Gazetari këtë herë përveçse na ka njohur me vendet përrallore gjithashtu na ka prezantuar edhe më shumë me kulturat e fiseve atje.

 

Ai është bërë njësh me vendasit duke kryer një ritual që largon shpirtin e keq. Dhe pse ngjan me një kërcim ai në fakt është një ritual i fiseve atje që mban larg shpirtat e këqinj duke ju dhuruar paqe me veten dhe harmoni.

 

Duket se Fevziu do nisë një shtator të karikuar me energji dhe sigurisht me “shpirtrat e këqinj” larg tij.

 

Gazetari i njohur, Blendi Fevziu ka vizituar plot 130 vende të botës. Rreth një muaj më parë, ai zbuloi se ka shkelur në shtete që mbulojnë 82.9 % të territorit të globit.

 

Fevziu ka dhënë mendimin e tij lidhur me vajzat e bukura. Sipas gazetarit, femrat e bukura gjenden në vendet e mëdha si SHBA, megjithatë edhe shtete të tjera si Kolumbia apo Venezuela.

 

“Kam përshtypjen, nuk e di se nuk mund t’i ndash kështu, por europianet janë shumë të bukura. Europa e veriut, Suedia, Danimarka, i ka yje. Pastaj ka shumë të bukura në zonën veriore të Amerikës Jugore, Kolumbia, Venezuela që janë realisht, një pjesë e femrave të Karaibeve që janë interesante. Natyrisht, femra të bukura gjen në vendet e mëdha që i kanë të gjitha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...