“Ecni me kujdes”! Orinda Huta përfundon me të nxira, ra nga..

Orinda Huta ka treguar së fundmi se tre ditë më parë është rrëzuar nga scooteri dhe lëndimi ka qenë mjaft serioz.Ajo ka publikuar në rrjete sociale foto të plagës, duke thënë se është shumë më keq se ç’duket.

 

“Ndoshta nuk duket aq e tmerrshme por është shumë më keq seç duket. Të paktën ishte sepse ndodhi 3 ditë më parë dhe po përpiqem ta mjekoj sa më shpesh. Eci me shumë probleme dhe mezi luaj me Atarën.

 

Shkaktar: scooter-i. Kështu që sa më shumë kujdes dhe avash. (Unë isha avash se mund të kisha përfunduar më keq)”, ka shkruar moderatorja në Instastory.

 

Orinda Huta ka folur pak kohe me pare si rrallëherë për një nga momentet më të vështira të jetës së saj. Moderatorja ka zbuluar abortin që ka përjetuar pak pas martese. E përlotur, Orinda tha se 5 vite më parë ajo dhe Turi mësuan se do të bëheshin prindër për herë të parë por fatkeqësisht e humbën fëmijën tre muaj më pas.

 

“Ndodhi që unë mbeta shtatzënë shumë shpejt, menjëherë pas martese… (qan). Kam menduar që nuk do kisha momente të tilla për këtë… Ia kam thënë edhe shoqeve që e kanë humbur bebin e parë, që ajo gjurma nuk ikën kurrë. Asnjëherë. Pritja e ëmbël, ato tre muaj, se në krye të 3 muajve unë e humba…

 

Isha shumë e lumtur sigurisht. Ka qenë periudhë Pashkësh në fakt kur unë e kam marrë vesh që isha shtatzënë, edhe atë e prita si bekim të madh nga Zoti. Mbaj mend që kam pas kënduar edhe këngën “Somewhere over the rainbow”. Gjatë gjithë kohës isha me këtë refren.

 

Qëndroi 3 muaj me mua dhe pastaj nuk ishte më. Zemra e tij pushoi. Kështu që aty pësova një thyerje të madhe dhe në momentin e parë kur doktoresha ime më tha: “Orinda, unë nuk po i dëgjoj zemrën”, – i thashë: “Urdhëro”, – më tha: “Nuk po i dëgjoj zemrën”.”, theksoi Orinda.

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

NA NDIQNI NE INSTAGRAM

Te tjera
LAJME

Dritat më të mahnitshme të Krishtlindjeve nëpër botë

Në Krishtlindje, qytetet ndriçojnë, kopshtet publike janë të ngjyrosura...