2500 Euro për në Antalia/ Mbi 200 pasagjerë presin 12 orë në Rinas për shkak të vonesës së avionit

Një numër i madh pasagjerësh kanë kontaktuar pranë redaksisë sonë në lidhje me një pritje të stërgjatur në aeroportin e Rinasit për shkak të vonesës së avionit nga AIR ALBANIA. Bëhet fjalë për një udhëtim me charter për në Antalia të Turqisë organizuar nga agjencia ATHS.

 

Udhëtimi ishte parashikuar të niste në orën 08.30 të mëngjesit të sotëm por deri në orën 19.00 mbi 200 udhëtarë ishin ende duke pritur në aeroport. Sipas mesazh-dërguesëve bëhet fjalë për një paketë turistike të agjencisë ATHS por në momentin që filluan vonesat askush nuk mbante përgjegjësi.

 

Në vijim mesazhi i qytetarëve:

Pershendetje Joq! ATHS dhe AIRALBANIA mbajne prej me shume se 12 oresh ne aeroport udhetaret e linjes Tirane – Antalya. Nuk mbajne asnje pergjegjesi mbi lodhjen qe po perjetojne me shume se 200 pasagjere, vonesen e fluturimit dhe diten e humbur te pushimit. Te agjencia me thane qe po te doni mund te merrni parate mbrapsht por nese niseni nuk eshte faji i tyre por i Airalbania mbi vonesen. Fola me Airalbania dhe ata nuk me kthejne pergjigje sepse nuk jam klient i tyre por i ATHS.

Nuk mund te marr parate mbapsht se pushimet i kam rezervuar familjarisht dhe nuk mund te shtyj lejen e zakonshme ne pune. Ata te ofrojne zgjidhje te pamundur. Kemi pakete 7 ditore ne Antalya dhe kushtoi mbi 2500€. Oferten e zgjodha vete por problemi eshte qe parate i marrin menjehere por llogari dhe zgjidhje nuk jep askush sepse sapo lind problemi eshte faji i dikujt tjetër… Flm.

 

 

TE TJERA