Stuhia që po godet Europën vjen në Shqipëri? Sinoptikania zbulon cfare pritet : kujdes në…

Një stuhi e fortë po godet Europën ditët e fundit duke marrë edhe jetë njerëzish, por nuk pritet të mbërrijë në Shqipëri.

 

Sinoptikania e MetoAlb, Ladja Porja tha në lidhje direkte për Top Channel se nuk ka vend për panik sepse Shqipëria është në periferi të kësaj stuhie. Por sipas saj problematike pritet fundjava ndërsa reshjet do të jenë prezente edhe javën e ardhshme.

 

“Dita e sotme e nxehte pasohet nga një fundjave ë paqëndrueshme me reshje shiu, kryesisht në zonat malore. Nuk ka vend për panik, nuk do të na prekë stuhia që ka përfshirë Europën qendrore megjithatë nuk përjashtohen reshjet e shiut dhe forcimi i erës .

 

Fundjava duet pasur kujdes zonat bregdetare, erë mbi 60 km në orë duke sjellë një det të trazuar për pushuesit sidomos në brigjet e Jonit. Reshjet do mbeten prezente edhe javës tjetër. Shqipëria është krejtësisht në periferi të kësaj stuhie që po sjell shumë probleme në Europën qendrore”- tha Porja.

 

Sa i përket sezonit të plazhit, Porja tha se përveç fillimit të kësaj jave ku temperaturat do jenë jo më lartë se 32 gradë, plazhi do të vijojë deri në javën e dytë të shtatorit.

 

“Plazhi ka një shkëputje në fillimin e kësaj jave ku temperaturat do jenë jo më shumë se 32 por mund të bëht plazh edhe në 10 ditshin e parë të shtatorit”- tha sinoptikania.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...