Shpëtoi motër e vëlla nga mbytja në Shëngjin, vrojtuesi i plazhit ka probleme në mushkëri dhe u harrua nga shteti

Robert Neçaj, është djali i ri i cili shpëtoi nga mbytja dy shtetas nga Kosova (motër e vëlla) në plazhin e Shëngjinit, para disa ditësh.

“Ngjarja ka qënë shumë e rëndë. Djali i rrezikuar ka pasur kriza epilektike në ujë dhe e motra, që ka qënë pranë ka shfaqur momente paniku. Robertit i është dashur t’i shpetojë të dy. Sigurisht që është e vështirë të dalloj simpotmat dhe gjithë rrjedhshmërinë e ngjarjes.

I ka dhënë jelekun e shpëtimit vajzës, vajza nga paniku e ka goditur në kokë, por arriti t’i nxjerrë të dy dhe ti nxjerrë në breg”, u shpreh Erdit Gega, president i Federatës shqiptare “ Vrojtuesit e plazhit”. Arriti t’i nxjerrë të gjallë në breg të detit, por vetë pësoi dëmtime të rënda. Ai has vështirësi në frymëmarrje për shkak të lëndimeve në mushkëri.

“Shmangu një tragjedi që ndoshta do kishte zënë vendin e parë në media nëse do të kishte ndodhur, por falë zotit Robeti u gjend aty në vendin e duhur”, tregoi më tej Gega.

Edhe pse ka bërë thjesht detyrën, Erditi, shpresonte që të paktën dikush të interesohej për Robertin. Madje ai i tërheq vëmëndjen edhe mediave.

“Janë të rralla rastet kur të rrezikuarit kthehen dhe na falënderojnë, për ndërhyrjen për punën që bëjmë. Vendet e zhvilluara e ushqejnë masën, publikun me këto profesione. Në Shqipëri për fat të keq akoma nuk e kemi këtë kulturë, mediat akoma nuk kanë arritur të kthejnë kursin, ta edukojnë masën, publikun, me dashurinë për këto profesione, me respektin që duhet”, tha ai më tej.

Në Shqipëri janë rreth 1200 vrojtues plazhi, në ndihmë të pushuesve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...