“S’bëhet gjaku ujë”! Turku me origjinë shqiptare ka dëshirë pasaportën e Shqipërisë, zbulon amanetin e gjyshes

“Dua pasaportën shqiptare sepse gjyshja ime është nga Shqipëria, nga Shkodra dhe gjaku im është shqiptar”. Ky është Mustafa Ugur Gonulal, një shqiptar nga diaspora në Turqi. Dëshira e tij më e madhe është të ketë një pasaportë shqiptare, si një mënyrë për të plotësuar amanetin e gjyshes së tij, për të kërkuar rrënjët e familjes.

“Arsyeja pse dua pasaportën shqiptare është sepse gjyshja nga ana e babait ka lindur në Shqipëri dhe ne jemi rritur me kulturën shqiptare. Në qytetin ku unë jetoj jemi familja e vetme shqiptare. Gjyshja gjithmonë na ka folur për vendlindjen dhe kulturën tonë. Gjithmonë na thoshte që duhet të ikim atje dhe nuk duhet ta harrojmë kurrë tokën shqiptare”.

 

 

Prej mbi një dekade, Mustafai ka qenë në zbulim të gjurmëve të të parëve të tij. Ai ka arritur të takojë kushërinjtë, që familja e tij nuk i takonte prej largimit në Turqi, thuajse një shekull më parë.

 

Por pavarësisht përpjekjeve të tij, dëshirës për të mësuar gjuhën shqipe dhe pjesëmarrjes në çdo aktivitet kulturor pranë qytetit ku ai jeton, në krahinën e Anadollit, autoritetet shqiptare nuk mund t’i japin atij shtetësinë shqiptare. Arsye është mosgjetja në arkivat e shtetit e certifikatës së lindjes për gjyshen e tij.

 

Për Mustafain dhe shumë të tjerë nga diaspora, ky ngërç është më i dhimbshme, duke parë shumë të huaj, që nuk kanë lidhje me përkatësinë shqiptare të pajisen me shtetësi; dhe së fundmi planin e qeverisë për të shitur “pasaportat e arta”.

 

“Si diasporë, ne kërkojmë të drejtën e shtetësisë, sepse ne jemi shqiptarë. Ne nuk e kemi harruar Shqipërinë dhe nuk do ta bëjmë. Për këtë arsye nuk e kuptojmë qartë situatën sepse shohim vazhdimisht shtetas të huaj të cilët kanë arritur të fitojnë shtetësinë shqiptare, ndërsa ne nuk e kemi këtë mundësi sepse na kërkohet vetëm 1 dokument si certifikata e lindjes.

 

Përse nuk e integrojnë Diasporën? Të kesh përkrahjen e Diasporës do të thotë më shumë zhvillim për vendin, sepse ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në shumë fusha në vend. Duke fituar shtetësinë ne do të ruajmë vazhdimësinë e identitetit dhe do t’ia trashëgojmë atë dhe brezave në vazhdim”.

 

Diaspora shqiptare në Turqi llogaritet nga gjysmë milioni deri në 1.3 milionë individë, të ardhur në periudha të ndryshme ndër shekuj, e veçanërisht të shpërngulur për t’i shpëtuar luftërave dhe gjenocideve. Pjesa më e madhe e ardhur para viteve 1930 nuk disponon asnjë dokument shqiptar për të vërtetuar origjinën.

 

Një kërkesë e këtij komuniteti është njohja e dokumenteve që lëshohen nga arkivat turke, për të arritur të marrin shtetësinë dhe identitetin shqiptar./A2 CNN

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...