Panik në bordin e një avioni, pilotët i zë gjumi pak para uljes në aeroport

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur me një avion të Ethiopian Airlines, i cili ishte nisur nga Khartoum për në Addis Abeba. Pasagjerët kanë përjetuar momente tmerri pasi pilotët i kishte zënë gjumi pak para uljes në pistën e aeroportit.

 

Më 15 gusht, avioni Boeing 737-800 i Ethiopian Airlines ishte në lartësinë 37,000 metra kur duhej të fillonte zbritjen në aeroportin e Addis Ababa.

 

Kontrolluesi i trafikut ajror u përpoq disa herë të kontaktonte ekuipazhin, por pa sukses. Kur autopiloti u çaktivizua, alarmi ra dhe fatmirësisht pilotët u zgjuan, të cilët reaguan menjëherë dhe përfundimisht e ulën avionin rreth 25 minuta më vonë.

 

Në këtë rast, duket se sistemi i menaxhimit të fluturimit është konfiguruar për një afrim pa zbritje në aeroport. Avioni qëndroi në tokë për rreth 2 orë e gjysmë përpara se të nisej për fluturimin e tij të radhës.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...