Ofendoi rëndë gazetarët, reagon për herë të parë pas pezullimit nga detyra: Jam shqipja që e ndal veç plumbi (VIDEO)

Nënkomisarja e Policisë së Elbasanit, Anisa Kostani ka reaguar vetëm pak orë pasi Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit,

Gledis Nano e pezulloi nga detyra. Në një video që ka publikuar në Instagram, Kostani shihet duke udhëtuar me makinë. Në sfond dëgjohet kënga e reperit Unikkatil, “U qova pi vorri”.

“Un jom ma i mallkumi ma i paparashikumi, ai shqipja i pergjakshem qe mun e nal veq plumi, gjinja tash po vesin kush ke ti? Un jom viktori, un nashta deka per do vjet po tash u qova pi vorri hey,”- dëgjohet të thotë këngëtari, fjalë përmes të cilave Kostani duke se i përgjigjet vendimit të marrë ndaj saj.

Anisa Kostani, efektivja e krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së Elbasanit është pezulluar nga detyra. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Kostani nuk do të mund ta ushtrojë më detyrën e saj deri në përfundim të hetimeve.

Kjo masë vjen vetëm një ditë pasi ofendoi e kërcënoi gazetarët që kishin kritikuar punën e bluve të këtij qyteti. Në shkrimin e bërë në ‘Instagram’, ajo i quan gazetarët të degjeneruar madje në një farë mënyrë i ka kërcënuar mediat duke i thënë ‘do përfundoni nën rrota’.

https://fb.watch/e-qIraipcb/?fs=e&s=cl

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...