“Jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron”, Ronela Hajati tregon pse është akoma beqare

Ronela Hajati është një këngëtare shumë e suksesshme dhe mjaft e dashur për publikun. Shpesh ajo publikon postime në rrjete sociale, ku i ‘rrëfehet’ ndjekësve të saj.

 

Së fundmi, ajo ka folur për jetën e saj sentimentale. Gjithashtu ajo zbulon arsyen ‘epike’ se përse është ende beqare: ‘Asaj i pëlqen ta ketë të gjithë krevatin për vete dhe të flejë vetëm’.

 

“Unë kur pyes veten si ka mundësi që një gur i çmuar dhe i rrallë si puna ime është akoma beqare. Xhindet e mia që s’pëlqejnë asnjë njeri… Ose pëlqejnë frymorin e gabuar…”– u shpreh Ronela

 

“Unë gatuaj shumë mirë, bëj punët e shtëpisë më mirë se gjithë sanitaret e jugut, thjesht s’kam ndër mend t’i bëj për njeri. Në fund jam gruaja perfekte që çdo burrë ëndërron… Por mua më pëlqen krevati vetëm për vete… Imagjino pak nëse ai gërhet (jastëkun në kokë)”- përfundoi ajo.

 

Së fundmi, Ronela i ka dhënë mundësinë fansave të saj të bëjnë pyetjet që dëshirojnë në Instagram dhe padyshim ato kanë qenë të shumta.

 

Ndër të tjera, këngëtarja është pyetur se kur e ka dhënë puthjen e parë. Ajo e ka cilësuar me plot humor këtë eksperiencë si një traumë. “Viti 3 gjimnaz, traumë”, ka shkruar Ronela shoqëruar me një emoji me të qeshura.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...