Donin ta mbanin sekret, Monika Lubonja zbulon gjininë e bebit të Einxhel dhe Dagz

Monika Lubonja ka shprehur gëzimin për Einxhel Shkirën dhe Dj Dagz, të cilët do të bëhen prindër për herë të parë. Dyshja pranuan publikisht se së shpejti do të mirëpresin një engjëll në jetën e tyre, lidhja e të cilëve nisi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

 

Monika ka ndarë video brenda shtëpisë kur i thoshte Einxhelit se me Dagzin do t’i dalë një fëmijë shumë i bukur. “Eh e para që ta thashë për bebin, s’kishte nevojë për mbushje mendje. I kisha shumë të qarta gjërat për ty. Kaq kisha tani për tani.

 

Më vonë do të vi të të marr nuse nga ana e Dagz. Do jem krushke nga Prishtina”, ka shkruar Monika. Në një postim të dytë, aktorja ka folur për gjininë e bebes. “Dhe jam e bindur që po vjen princesha juaj por edhe e jona” ka shkruar ajo duke aluduar për një vajzë.

 

Një parandjenjë e aktores apo mos vallë ajo tashmë e di gjininë e fëmijës? Këtë do ta dëshmojë nëse aktores do t’i dalë sërish fjala e saj.

 

Pasi konfirmuan se do të bëhen prindër, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz rrëfeyn gjatë një interviste televizive emocionet që përjetuan. Ata thanë se familjarët e pritën shumë mirë lajmin e ëmbël ndërsa Einxhel shtoi se e ka pasur të vështirë t’i tregonte të atiti, pasi nuk e priste një fëmijë kaq shpejt.

 

“Isha pak e ndrojtur, sepse asnjëherë babi nuk ka kërkuar nga unë që të jem vajza që martohet e bën fëmijë. Ai nuk e ka konceptuar që do të bëhem me fëmijë kaq shpejt. Ishte një emocion shumë i veçantë ndarja e këtij lajmi me të dhe ishte personi më I vështirë që mund tja thoja.”, tha ajo.

 

TE TJERA