26-vjeçarja humb papritur jetën teksa ishte duke kërcyer me miqtë në një klub nate

Një 26-vjeçare, Francesca Testana, u sëmur ndërsa ishte në një klub nate në Latina dhe vdiq.

 

 

Mediet italiane bëjnë me dije se ekipet e emergjencës kanë ndërhyrë menjëherë, por për të renë, nënë e dy fëmijëve nuk kishte asgjë për të bërë.

 

Motra e gruas, Elisa, ka shkruar një postim në Facebook kundër atyre që bëjnë supozime.

 

“Vdiq një nënë 26 vjeçare, kaq duhet të thuash. Motra ime nuk ishte e droguar as e dehur, u sëmur. Në një lokal. Sepse po, edhe nënat mund të dalin , kërkoj heshtje dhe respekt për familjen time e cila tani është e shkatërruar.”

 

E reja vdiq rreth orës 1:30 të mëngjesit teksa ndodhej në klubin e natës El Paso me një grup miqsh dhe motrën e saj.

 

 

“Ndodhi shumë shpejt, ajo ra në tokë ndërsa ishte duke kërcyer”, thanë dëshmitarët.

 

“Stafi ndërhyri menjëherë, por nuk kishte asgjë për të bërë.”

 

26-vjeçarja ishte nënë e dy fëmijëve, një djalë dhe një vajzë.

 

Policia ka nisur hetimet për rastin, ndërsa prokurori ka urdhëruar kryerjen e autopsisë për të zbardhur shkaqet e vdekjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Rruga “Marin Biçikemi” në Shkodër në gjendje të rënduar, qytetarët kërkojnë zgjidhje

Dëmtimi i pllakave në rrugën “Marin Biçikemi”, përballë Katedrales...

TikTok ende funksional në Shqipëri, bllokimi zyrtar shtyhet me disa ditë

Pavarësisht vendimit për mbylljen e TikTok në Shqipëri, platforma...

Aksident me vdekje në Shkodër, automjeti përplaset me ambulancën

Një aksident me vdekje ka ndodhur në rrugën Shkodër-Koplik. Një...

Rruga Shëngjin-Velipojë drejt përfundimit, investim strategjik për zhvillimin e turizmit

Projekti infrastrukturor Shëngjin-Velipojë, me vlerë 3.8 miliardë lekë, është...