Turistët italianë bëhen me keq se shqiptaret, zihen në jug kush te paguaj shezllonet…

Nuk janë të pakta rastet kur turistët në Shqipëri janë konfliktuar me pronarët e hoteleve apo restoranteve për shkak të shërbimit të ofruar.

 

Kur ata nuk pëlqejnë shërbimin, zakonisht largohen pa paguar, por që ndonjëherë përballen edhe me reagimin e keq të pronarëve shqiptarë.

 

Së fundmi, një grup shokësh italianë kanë ikur pa paguar shezlongun, por nuk janë larguar, pasi nuk i pëlqeu shërbimin, por për një arsye shumë ‘shqiptarçe’.

 

Ata janë zënë me njëri-tjetrin se kush do e paguante shezlongun dhe pas debatit kanë ikur pa e paguar fare. Lajmi është bërë i ditur nga disa media dhe ngjarja ka ndodhur në plazhin e Lukovës.

 

Ta kishin bërë të rinj shqiptarë, do ishte një ngjarje krejt normale, por kur sheh të huaj të zihen për një gjë ‘idiote’, kupton që s’jemi shumë ndryshe nga ata.

 

Kujtojmë se këtë verë ka pasur një numër shumë të madh turistësh italianë që kanë zgjedhur të vizitojnë vendin tonë dhe të kalojnë disa ditë pushimi aty.

TE TJERA