“Të lutem na ndihmo! Babai po…”! 10-vjeçarja merr në telefon policinë dhe i shpëton jetën nënës

“Babai im po rreh mamin, të lutëm na ndihmo.” Me këto fjalë një vajzë 10 vjeçare nga Anzio, Romë kërkoi ndihmë nga 112. Ngjarja ka ndodhur në gusht, ndërsa babai i fëmijës është arrst.uar.

 

Sipas asaj që mësohet gjatë episodit të dhunës vajza e vogël është fshehur në dhomën e saj të gjumit dhe ka gjetur guximit të njoftojë policinë dhe të kërkojë ndërhyrje të menjëhershme.

 

Efektivët e policisë kanë mbërritur në shtëpinë e zonës Nettunense dhe kanë bllokuar 44-vjeçarin italian për veprën penale të dh nës së rëndë në familje.

 

Sipas asaj që u konstatua, burri ka qenë edhe më parë i ndaluar për dhnë në familje. Ai tani do paraqitet në gjykatë për të marrë dënimin.

 

Nëna bashkë me të bijën 10-vjecare kanë marrë ndihmën e duhur nga instituticionet përkatëse dhe gjenden nën shoqërinë e punojësve socialë.

 

Rastet e dh unës në familje janë shtuar kohët e fundit në Itali, sidomos pas pandemisë së Covidit, ku arsyeja kryesore është stresi dhe gjendja e vështirë ekonomike.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...