“Paraja nuk është gjithçka”, Majk ‘ironizon’ shprehjen e njohur!

Majk padyshim që është një nga reperët më të klikuar dhe sidomos refrenet e tij dhe theksi shumë i veçantë e bën reperin të jetë vërtet unik.

 

Jeta personale e reperit shpesh ka qenë ‘kryefjalë’ e mediave dhe kjo për arsye se artisti shpesh fotografohet nga paparacët në shoqërinë e vajzave (të njohura për publikun ose jo).

 

E në një fragment shumë të shkurtër kohor, artisti lançoi plot katër bashkëpunime shumë të suksesshme.

 

Para pak minutash, reperi ka postuar në Instastory një shprehje që në ditët e sotme vlen shumë, megjithatë Majk ka vendosur ta ironizojë. Teksa në një foto duket një vilë me shumë mjete lundrimi dhe ajrore luksoze dhe të kushtueshme, krahas është vendosur shprehja në formë batute:

 

Ai nuk ka një makinë, madje as një biçikletë por ende është i lumtur. Paraja nuk është gjithçka.

 

Që prej momentit që një dyshe e suksesshme si Majk dhe Bardhi na zbuluan se do të vijnë me një bashkëpunim lajmi u bë shumë viral për vetë faktin se treguan gjithashtu se protagoniste në videoklipin e këngës është gjithashtu modelja e njohur seksi Kejvina Kthella.

 

‘Ama’ e dy reperëve në vetëm 2 muaj nga publikimi i saj ka arritur 12 milion klikime në YouTube duke u futur në këngët më të dëgjuara të këtij fillim sezoni veror.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...