Koncerti i Noizy-t “Alpha Shoë” në mes të Tiranës rezultoi një sukses i vërtetë. Reperi mblodhi artistët më të njohur për të performuar në skenë dhe gjithashtu këndoi hitet e tij ndër vite, duke e bërë një eksperiencë të bukur për fansat që e kanë ndjekur prej kohësh.
Pas përfundimit, Noizy ka marrë në rrjet dashurinë e madhe të ndjekësve të tij dhe është etiketuar në shumë video gjatë koncertit. Një video në veçanti i bëri përshtypje, ndaj e ndau edhe në llogarinë e tij në Instagram.
Fansat me aftësi të kufizuara, në karrige me rrota, qëndronin pranë skenës dhe shijonin performancën e reperit.“Çka bom na krejt u pa ❤️🫂 vitin tjeter në @noizy_alphashoë do bejme nje vend special apostafat për njerzit me aftesi të kufizuar. ❤️🫡” – shkroi Noizy, duke marrë duartrokitjet e të gjithëve.
Noizy ka treguar se ka qenë sponsori i vetëm i “Alpha Show” dhe ka kushtuar mbi gjysmë milion euro. Një ëndërr të bërë realitet, kështu e ka konsideruar koncertin Noizy, ku u shitën mbi 18 mijë bileta.
“Ishte një shifër mbi gjysmë milionë euro, isha sponsor gjeneral vetë se nuk kishte njëri ta merrte përsipër. Ideja është që nëse nuk vjen me shifrën e duhur, më mirë mos e bëj.
E vendosa nga fillimi që ato lekë do t’i investoja. Nuk prita që gjatë rrugës do nxjerr dhjamë nga pleshti, i quajtura të humbura ato para pavarësisht si do shkonte”, tha reperi.