Një jetë e re si blogere/ Gazetarja shkodrane Renata Dragusha flet për përvojën e re në Francë

Nga Mario Gjini

Gazetarja dhe moderatorja e njohur shkodrane Renata Dragusha, për shumë kohë pjesë e ekranit të televizionit në Shkodër por edhe e radios me drejtimin e emisioneve të ndryshme ka rreth 7 vite që jeton në Francë së bashku me bashkëshortin dhe dy fëmijët.

Këto ditë vere ajo ndodhet në Shkodër dhe ka mundësi të kalojë kohë më shumë me familjen dhe miqtë e saj.

Këto vite në Francë ajo ka vendosur t’i japë një drejtim të ri jetës së saj dhe pavarësisht angazhimeve familjare, siç shprehet edhe vetë Renata Dragusha kur ti dashuron diçka, e gjen gjithmonë kohën për ta bërë atë dhe prej pak kohësh atë po e shohim si një blogere që po ecën drejt një rrugë të suksesshme.

Puna si gazetare dhe moderatore e ka ndihmuar mjaft në përshtatjen me fokusin e aparatit në përvojën e re por ajo thekson se pavarësisht kësaj i duhet t’i dedikojë kohë jo të vogël përgatitjes paraprake dhe se ajo ka mbështetjen edhe të bashkëshortit madje edhe fëmijët.

Pavarësisht se ka nisur t’i pëlqejë shumë eksperienca e re si blogere sërish tek ajo lexohet në sy dashuria që ka kur flet për punën e saj si gazetare dhe moderatore ndërsa shprehet se këtë të dytën nuk do ta braktisë asnjëherë.

https://fb.watch/eZYMlpf8ye/

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Marjan Ndërshtiqaj: “Çdo votë, një farë shprese për Shkodrën që lulëzon”

Në përmbyllje të një fushate intensive e të mbushur...

Perurimi i Xhamise se plumbit, Ndershtiqaj: Deshmi e historise dhe bashkejeteses

Xhamia e Plumbit, një monument unik që ka qëndruar...

Ndershtiqaj takim me mjeket e Shkodres: Pas 11 majit vijon bashkepunimi

Në krah të mjekëve që shpëtojnë jetë, çdo ditë....

Takim ne sheshin “Preke Cali” , Ndershtiqaj: Deshmi e besimit te qytetareve te PS

Takimi me banorët në sheshin “Prek Cali” ishte një...