Nga barku i rrumbullakosur te lindja natyrale ose çezariane, Eni Koçi flet për shtatzëninë

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj do të bëhen së shpejti prindër të një vajze, e cila padyshim do t’iu ndryshojë jetën. Gjatë kësaj periudhe këngëtarja është treguar shumë e rezervuar duke mos publikuar foto me barkun e rrumbullakosur.

 

Së fundmi ajo ka bërë një bisedë virtuale me ndjekësit në rrjete sociale, ku një prej tyre i ka shkruar: Pse je kaq private në lidhje me ekspozimin e barkut në shtatzëni, apo frika e mësyshit?

 

Eni ka treguar se preferon që këtë periudhë të jetës ta jetojë në privatësi. “Jo, nuk kam asnjë problem por thjesht preferoj që disa eksperienca të veçanta siç është shtatzënia, të mbeten sa më private. Por dhe barku nuk është se më duket shumë shumë”, është përgjigjur këngëtarja.

 

Një tjetër ndjekës e ka pyetur si po e kalon shtatzëninë dhe Eni është shprehur se po e shijon shumë.

 

“Lindje natyrale apo çezariane?”, ka qenë një pyetje tjetër të cilës ajo i është përgjigjur: Unë kam zgjedhur lindje çezariane. Mendoj që asnjëra nuk është e lehtë por çdo femër duhet të zgjedhë si ndihet më rehat.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

PËRFSHIHET NGA FLAKËT FSHATI KAPRRE NË AFËRSI TË SYRIT TË KALTËR, RREZIKOHEN BANESAT

Një zjarr ka përfshirë fshatin Kaprre, pranë Syrit të...

ZJARR NE SHKODER, TYMI PUSHTON QYTETIN..

Tymi ka pushtuar gati gjithe qytetin e Shkodres. Flaket...

RAME LAHEJ DHE ALESSANDRO SAFINA KONCERT NË SHIROKË

Në pikën turistike të Shirokës, zëri brilant i tenorit...