Këngëtarja Dafina Zeqiri e ka treguar disa herë për ndjekësit e saj se vuan nga një problem shëndetësor. Rreth një viti më parë artistja i është nënshtruar një operacioni në gju për shkak të një dëmtimi në ligamente.
Ajo lajmëroi asokohe përmes rrjeteve sociale se ka kryer operacionin ALC që njihet si rindërtimi i ligamentit kryq të përparmë. Por me sa duket këngëtarja na nisur të ketë përsëri probleme me gjurin e saj të djathë.
E mesa duket ky problem shëndetësor vazhdon ta shqetësojë ende artisten. Ajo ka treguar vetëm pak kohë më parë për ndjekësit e saj se i kanë nisur sërish dhimbjet e gjurit dhe kjo për faktin sepse nuk i ka bërë trajtimin e duhur.
“Vuatja është e vërtetë. Duhej të kisha bërë fizioterapi çdo ditë pas operacionit. Por do të bëhemi më mirë”- shkroi Dafina krahas postimit në Insta Story teksa qëndron e ulur mbrapa sendiljes së makinës duke vendosur akull sipër gjurit.
Dhe së fundmi këngëtarja e njohur ka vendosur t’i kushtojë kujdesin e duhur shëndetit të saj. Në një postim në rrjetet sociale, Dafina tregoi se po shkon te doktori për të marrë kujdesin e duhur për gjurin.
Në një tjetër story të publikuar Dafina tregon se është “e frikësuar” të takojë doktorin e saj duke shtuar se: “Ai është shumë strikt dhe më vëzhgon çdo lëvizje. Ishalla s’na bërtet.”
Kujtomë se së fundmi është bërë virale një video e Dafinës dhe Kidës, ku në përfundmim të performancës teksa përqafohen, Zeqiri i ledhaton të pasmet koleges së saj.
Nga fytyra duket se Daffy e shijoi në maksimum këtë moment. Ndërkohë fansat shikohen duke qeshur dhe brohoritur.
Kujtojmë që pas komenteve të shumta për këngën me Kidën, Dafina reagoi përmes një videoje në rrjetet sociale.
Në videon e publikuar Dafina kishte vendosur në formë teksti disa nga komentet që ka marrë për këngën e saj, ndërsa ndërkohë që shfaqen këto kritika këngëtarja shprehej: “Oh vërtetet?”, “Çfarë do të presësh më shumë??”, “Është një këngë për të kërcyer, kërce e mos të ta ndiejë”