Një biznesmen bullgar raportohet se ka paguar plot 1.7 milionë euro për organizimin e një feste private në ishullin e Mykonos, Greqi.
Festa u mbajt në restorantin e famshëm “Scorpios” me pjesëmarrjen e 150 personave, ndërsa i ftuar ishte edhe këngetari grek Andonis Remos.
Multi miliarderi Kiril Domunchiev thuhet se u kënaq aq shumë nga shërbimi cilësor sa që la një bashkish prej 60,000 dollarësh. Domunchiev është industrialist i njohur bullgar dhe pronar i klubit të futbollit Ludogorets.
Thuhet se biznesmeni shkundi “xhixhat” për sytë ose më mirë për zërin e Antonis Remos. Sipas mykonoslivetv, ngjarja ka ndodhur të shtunën e kaluar.
Hyrja në “Scorpios” u lejua vetëm për 150 persona, të gjithë miq të biznesmenit, ndërsa performanca live e Antonis Remos i emocionoi të ftuarit.
Biznesmeni ishte në Mykonos për pushime kur ka menduar të organizojë një festë private me dyer të mbyllura. Bakshishi i majmë tregon se ai ka ngelur mjaft i kënaqur.