‘6000 euro një foto me Ermalin’, producenti nxjerr videon që sqaron të gjithë të vërtetën

Ditën e sotme në rrjet qarkulloi një lajm sipas të cilit Ermal Mamaqi i kishte shtuar klientit 6000 euro në faturë për vetëm një foto me të. Bashkë me lajmin ishte bashkëngjitur dhe mesazhi që pretendohej të ishte dërguar nga klienti në një ndër portalet më të ndjekura në vend.

 

Mesazhi: Mirembrema joq. Kisha njerezit e mi qe kane ardhe nga amerika dhe kishin deshire te vinin tek lokali Ermalit. Ne fund kerkuam foto dhe shiko cfare na solli Kamarieri ne fund. As ne Hollywood nuk ndodhin kto. Edhe pse mund te duket si shaka na faturuan per turp! Me te qeshur me te ngjeshur na kerkuan 6000 euro si pjese e trajnimeve te tij…

 

Mirëpo, me anë të një videoje të publikuar në Instagram, Ermali ka sqaruar të vërtetën. Producenti ka treguar se bëhej fjalë për një rreng, madje mesazhi i dërguar te portali ishte shkruar nga vetë ai.

 

Ermali ka zbuluar se portali jo vetëm që e ka publikuar mesazhin, por i ka shtuar dhe fjalë të tjera. (Edhe pse mund te duket si shaka na faturuan per turp! Me te qeshur me te ngjeshur na kerkuan 6000 euro si pjese e trajnimeve te tij).
Foto e mesazhit të vërtetë

 

Kështu, ai ka dashur të provojë se si nuk ka asnjë standart që vërteton lajmin para se të publikohet. Producenti është ndalur dhe te lajme të tjera të pavërteta rreth tij duke i sqaruar të gjitha.

 

“Miq po bej kete video sepse du ate ndaj dicka me ju.

 

Para disa ditesh tek po rrinim ketu te lokali im mendova te bej nje rreng njerit nga portalet me te ndjekur ne shqiperi.

 

Morem nje fature dhe shkruajtem nje rrjesht sikur kishim faturuar 6000 euro nje klient per nje foto me mua.

 

Dhe ja derguam portalit duke I shkruar fiks kete mesazh ankues.

 

Dhe ata e hengren.(Peshk qe bie ne grep) E postuan lajmin madje duke I shtuar dhe fjale te tjera qe ne nuk I kishim thene. (Gabiiiim). DHe e dini nga e di? Sepse e kemi shkruar dhe derguar vete ate fature ne redaksi.

 

E bera kete miq per dy arsye:

 

1. Qe ti benim reklame Restorantit Menam. Une bej foto me klientet si cdo memonet qe bej foto ne rruge me njerez qe duan te dalin me mua.

 

2. Qe te kuptoni si funksionon Bota e Portaleve. Mediat online.

 

Nuk ka asnje filter, nuk ka asnje standart qe te vertetoje lajmin para se te publikoje.

 

Eshte nje informacion kaq vulnerable dhe I pabesueshem saqe ti nuk di me kujt ti besosh. Eshte nje informacion kaq vulnerable dhe I pabesueshem saqe ti nuk di me kujt ti besosh. Si pronar xing.al, sigurisht qe dhe ne nuk perjashtohemi nga ky vulnerabilitet informacioni per shkak te presionit dhe shpejtesise qe media online kerkon per te qendruar ne krye te tregut por kurre me dashakeqesi dhe gjithmone duke bere te pamunduren per te verfikuar dhe mos cenuar njeri.

 

Sgurisht qe detyra e medias eshte te denoncoje dhe te thote te verteten. Por te thote te verteten dhe jo te shpifi nga nje sinjal qe dikush dashakeq dergon per ty. Ashtu sic ndodhi disa dite me pare me nje lajm qe u publikua per mua nje lajm qe une kam pushtuar nje liqen ne Valbone dhe qe badigardet e mi u perleshen me njerezit qe donin te vizitonin liqenin.

 

E para une nuk kam badigard dhe e dyta ne ishim ne nje séance meditimi dhe ishim ulur ne zonen e liqenit. Si mund te luftojne ca njerez qe kane mbyllur syte dhe po mendojne pozitivisht?

 

Personalisht I kam hequr nga rrjetet e mija te gjithe portalet qe sjellin negativitet dhe nxisin urrejtje per njerezit.

 

Ashtu sic shkruhej dhe ne lajmin e fundit ku gazetari shkruan se I me te ngjeshur I detyrojme njerezit qe te jene pjese te trajnimeve nga 20.000 euro.

 

Miq e para ne nuk detyrojme njeri dhe e dyta jemi te vetmit qe kemi nje rregull. Eja dhe nese trajnimi nuk te pelqeu atehere te kthejme parate 100% mbrapsht.

 

Pavarsisht se e kuptoj nga buron gjithe ky negativitet dhe mllef kunder njerezve qe duan te ndajne histori suksesi dhe menyra sit e jesh I lumtur deshta tju kerkoj nje nder. Kur te shikoni lajme te tilla, ose te jeni gati per te komentuar me lloj lloj fyerjesh neper komenttet e lajmeve te njerezve public mendohuni pak.

 

Mbyll syt dhe mendoje pak veten ne vendin e personit qe po mallkon. Pasi ky person ka familje, femije, miq dhe kolege te cilet do te preken nga ky koment I joti per kete lajm te pavertete.

 

Miq ne fund te ketij sqarimi ju falenderoj qe me degjuat dhe ju uroj cdo te mire.

 

Rikthehemi me trajnimet ne shtator. Fokus te e mira dhe merruni me pak me lajme dhe portale sepse do te rregulloni ndjeshem kualitetin e jetes tuaj.

 

Paqe.Ermali”, shprehet Ermali në video.

 

 

 

TE TJERA