Çfarë po ndodh në Shkodër? Nuk hedh dot këmbën në rrugë, se të mbysin plehrat (foto)

Prej me shume se 3 dite , Shkodra po përballet me një situatë kaotike në pastrimin e qytetit. Pirgje mbeturinash shfaqen në të gjitha rrugët e kryeqendrës së veriut.

 

Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni shpjegoi për Vizion Plus se i kishte kërkuar bashkisë që të marrë masa të menjëhershme.

 

“Sipas informimit të nënkryetarit të bashkisë, jemi përpara një fakti që kontrata me kontraktuesin e parë sapo ka përfunduar dhe jemi në procedurë për kontraktuesin e dytë të këtij shërbimi.

 

Në këtë situatë të paprecedentë, Bashkisë së Shkodrës i është lënë afat 24 ore për zgjidhjen e problemit, e cila vjen ne kulmin e sezonit turistik”, tha Angoni.

 

Ndërsa bashkia e Shkodrës pranon se shkak për këtë situatë është bërë përfundimi i kontratës me firmën e pastrimit, ndërsa pritet zgjidhja deri në lidhjen e një kontrate të re për menaxhimin e mbetjeve urbane.

 

Kujtojmë se në të njëjtën situatë është ndodhur dhe qyteti i Durrësit disa muaj më parë dhe për problemin e plehrave u desh disa ditë që të zgjidhej.

 

 

 

 

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...