Arrestohet punonjësi i Policisë së Shtetit, ja për çfarë akuzohet

Drejtoria e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore në Tiranë ka referuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor materialet e arrestimit në flagrancë të shtetasit K.D., 33 vjeç,

 

me detyrë punonjës civil me pozicionin Specialist në Sektorin e Menaxhimit të të Dhënave në Drejtorinë Hetimore të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

 

Arrestimi i këtij shtetasi u krye pasi në datë 16.08.2022, është ndaluar nga shërbimet e qarkullimit rrugor në rrugën “Sulejman Delvina” ndërsa drejtonte mjetin tip “Mercedes Benz” nën efektin e pijeve alkoolike.

 

Veprimet proceduriale u referuan për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, dhe “Dëmtim e shkatërrim i infrastrukturës e sinjalistikës rrugore”.

TE TJERA