Begzan Hysa personi që u aksidentua një natë më parë te “Kodra e Diellit” ka ndërruar fatkeqsisht jetë në spital, pak minuta më parë.
Hysa 60-vjeç, ka humbur jetën te Trauma pasi nuk u ka mbijetuar dot plafgëve të marra, në aksidentin e shkaktuar nga 29-vjeçarja mbrëmjen e 15 gushtit 2022, në në afërsi të zonës së njohur si “Kodra Diellit” në Tiranë.
Mësohet se 29-vjeçarja Elinta Garo ka humbur kontrollin e mjetit duke përplasur 4 persona, mes të cilëve dhe një fëmijë.
Dyshohet se 29-vjeçarja si pasojë e përdorimit të telefonit në timon ka humbur kontrollin e mjetit, duke përplasur fillimisht 27- vjeçaren e identifikuar si Alkuna Telhaj, e cila ndodhet në spitalin e Traumës në rrezik për jetën.
Në spital si i aksidentuar është paraqitur dhe një fëmijë me inicialet R.M. i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shoferja e mjetit ndodhet në ambjentet e policisë dhe pritet që ditën e sotme t’i komunikohet edhe akuza, e cila pritet t’i vendosen prangat.