Roza Lati e dinte! Moderatorja kishte “parashikuar” dy muaj më parë shtatzëninë e Einxhel Shkirës (FOTO)

Pasi ironizoi për ditë me radhë mediat që raportuan se ajo është në pritje të ëmbël, Einxhel Shkira ka konfirmuar për herë të parë se në fakt lajmet ishin të vërteta.

 

Moderatorja tregoi për të gjithë se është në pritje të ëmbël përmes një videoje të postuar në Instagram, krahas së cilës shkruante: “Kur endrrat behen realitet dhe realiteti eshte me i bukur se do enderr ne jete.….Kur e do aq shume jeten sa toka te duket si parajse dhe ti po qendron mbi re… Kur ti gjen ate shpirtin binjak dhe Zoti buzeqesh sepse e di qe eshte momenti te te bekoj me dhuraten me hyjnore…Kur thjeshte nje prekje dore kthehet ne nje prekje Jete…..dhe ne mezi po presim tet prekim duart e tua te vogla…”

 

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që e kanë uruar çiftin me fjalët më të ëmbla. Por komenti i Roza Latit ishte ai që tërhoqi vëmendjen më të madhe.

 

“Më ke dalë në ëndërr shtatzanë që me 29 qershor, dhe ja ku jemi. Zoti ju bekoftë!”-shkruan moderatorja në seksionin e komenteve.

 

Më herët janë publikuar edhe foto të moderatores me barkun e rrumbullakosur por moderatorja nuk e pranoi asnjëherë shtatzëninë madje reagoi me statuse ironike pas publikimit të lajmeve dhe fotove.

 

Disa javë më parë “Prive” raportoi se Einxhel do bëhet nënë për herë të parë dhe se ishte në javën e 16 të shtatzënisë. Ish-banorja e BBV publikoi disa fragmente të shkëputura nga filmi “14 vjeç dhëndër”, ku familjarët zbuluan se Marigoja nuk ishte në pritje të një fëmije me Gjinon, ashtu siç pretendonte, por pas kësaj problemi ishte se “bota” nuk do ta besonte se gjithçka ishte një gënjeshtër e nuses së shtëpisë.

TE TJERA